Blinken: Ukraina nuk do të përdorë armët amerikane për të goditur Rusinë

01/06/2022 18:31

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se Ukraina ka siguruar SHBA-në, se nuk do të përdorin sisteme armësh të ofruara nga SHBA-ja “kundër objektivave në territorin rus”.

“Ekziston një lidhje e fortë besimi midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe me aleatët dhe partnerët tanë”, tha Blinken në një konferencë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Biden ka njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës sistemet raketore të artilerisë së lëvizshme prodhuar nga SHBA, të njohur ndryshe si HIMARS, e cila ka municione me një rreze që është më e shkurtër se ajo që kishte kërkuar Ukraina.

Blinken ka njoftuar se Presidenti Biden kishte qenë i qartë me presidentin rus Vladimir Putin për pasojat e pushtimit rus, duke përfshirë këtu  dërgimin e ndihmës për sigurinë në Ukrainë.

“Nuk kishte asnjë fshehje të topit. Ne kemi qenë jashtëzakonisht të qartë për këtë që nga dita e parë, kur Presidenti Biden ia komunikoi atë drejtpërdrejt Presidentit Putin. Pra, ne kemi bërë pikërisht atë që kemi thënë se do të bëjmë”, tha ai.

Sipas BBC, këtë të mërkurë Blinken ka sqaruar se do të sigurohet që Ukraina të ketë pajisjet e nevojshme për të zmbrapsur agresionin rus. Njëkohësisht theksoi se SHBA do të vazhdojë të ofrojë ndihma mbrojtëse për Ukrainën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA