Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky përshëndeti këtë të martë paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës, por njëkohësisht kritikoi bllokun për boshllëkun prej më shumë se 50 ditësh midis raundit të pestë dhe të gjashtë të sanksioneve.
“Kanë kaluar më shumë se 50 ditë që nga paketa e pestë e sanksioneve, kjo është e papranueshme për ne”, tha Zelensky në një konference së bashku me kryeministren sllovake, Zuzana Caputova në Kiev.
Të hënën udhëheqësit e Këshillit Evropian raportuan se BE-ja ra dakord për ndalimin e 90% të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit.
Sipas CNN, Ursula von der Leyen ka deklaruar se nafta ruse do të ndalohet por duke përjashtuar segmentin jugor të tubacionit Druzhba e cila përbën 10% të importeve të naftës ruse.
Segmenti verior i gazsjellësit i shërben Polonisë dhe Gjermanisë, të cilët kanë rënë dakord për embargon, ndërsa pjesa jugore shkon në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke.
Top Channel