Foto ilustruese

Një grua është gjetur pa shenja jete këtë pasdite pranë një kanali në lagjen “Ahmet Haxhija”, të Shkodrës.

Trupi i Leze Qosajt është pjesërisht i dekompozuar dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

37-vjeçarja e lindur në Tropojë është denoncuar si e zhdukur disa ditë më parë. Policia njofton se motra e saj ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Shkodër se në 8 maj Lezja ishte largar nga banesa, ku jetonin së bashku.

Nuk dihen shkaqet e zhdukjes së papritur të gruas apo të vdekjes, pritet përgjigja nga ekspertiza dhe grupi hetimor për të parë nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo vrasje.

 

Top Channel