Qëllohet me armë zjarri në drejtim të biznesit në Kamëz, ka vetëm dëme materiale
31/05/2022 08:01
Një biznes në pronësi të shtetases Emiriana Muka, është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Kamëz.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnatës në rrugën “Skënderbej”, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nuk dihet ende qëllimi apo kush janë autorët e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Top Channel