Kina trazon ujrat sërish: 30 avinë luftarakë kinezë kanë hyrë në zonën ajrore mbrojtëse të Tajvanit, duke i vënë autoritetet e ishullit në alarm. Tajvani njoftoi se ka aktivizuar avionët e tij luftarakë si kundërpërgjigje ndaj inkursionit më të madh të këtij lloji që prej muajit janar.
Veprimi sfidues i Pekinit vjen pak kohë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, e paralajmëroi kundër pushtimit të Tajvanit, duke pohuar si rrallëherë se në një rast të tillë, SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht.
Kina i ka shpeshtuar veprime të tilla në muajt e fundit, e pretendon se thjesht po kryen stërvitje ushtarake. Levizjet e saj megjithatë kanë shkaktuar zemërim në ishullin e qeverisur në mënyrë të pavarur, por që Kina e konsideron si provincë të shkëputur, të cilën mund ta marrë edhe me forcë nëse është e nevojshme, e kanë rritur tensionet në mbarë rajonin.
Analistët kanë thënë më parë se inkursione të tilla janë paralajmërim që Qeveria e Tajvanit të mos marrë hapa drejt shpalljes zyrtare të pavarësisë.
Top Channel