Inflacioni në Gjermani arrin në rreth tetë për qind

31/05/2022 20:52

Në maj çmimet e konsumit në Gjermani janë rritur aq shumë sa nga fillimi i viteve 1970.

Në muajin maj të këtij viti mallrat dhe shërbimet në Gjermani kushtonin mesatarisht 7.9 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas njoftimeve të Entit Federal të Statistikave në muajin prill niveli i inflacionit ishte ende 7.4 për qind. Kaq i lartë inflacioni kishte qenë për herë të fundit në dimrin e vitit 1973/1974, kur çmimet e naftës u rritën ndjeshëm si rezultat i krizës së parë të naftës.

Deutschland | Aral Tankstelle - Preis für Benzin

“Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sidomos çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm dhe kanë një ndikim të rëndësishëm ndaj shkallës së lartë të inflacionit”, thonë statisticienët.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar çmimet e energjisë në maj u rritën me 38.3 për qind. Po ashtu edhe çmimet e ushqimeve u rritën me rreth 11.1 për qind. Përveç kësaj për shkak të pandemisë së koronës ka pengesa edhe në dërgimin e mallrave për shkak të ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit, gjë që i bën shumë mallra të tjera më të shtrenjta./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA