Donetsk është kthyer në fushëbetejë, vazhdojnë luftimet në lindje të Ukrainës

31/05/2022 19:42

Ndërsa beteja për lindjen e Ukrainës intensifikohet, forcat ruse janë “përqendruar gjithnjë e më shumë në vendosjen e kontrollit mbi qytetin e Severodonetsk, ku thuhet se 12 mijë civilë kanë mbetur të bllokuar pa ushqime, ujë apo ilaçe.

Guvernatori  i rajonit të Donetsk, Pavlo Kyrylenko ka publikuar pamjet nga terreni duke akuzuar Rusinë se ka bombarduar “në mënyrë tinëzare” një zonë banimi në qytetin e Slovyansk.

“Sulmi, i cili thuhet se ka ndodhur gjatë natës deri të martën, shënon “krimin e ardhshëm të luftës të Rusisë në tokën tonë”, tha Kyrylenko në një postim në Facebook.

“I gjithë territori i rajonit të Donetskut është tani një fushë beteje”, shtoi më tej ai.

Edhe kryeprokurorja ukrainase tha se ata kanë identifikuar disa mijëra krime të dyshuara lufte në rajonin lindor të Donbasit.

“Çdo ditë në Ukrainë kemi 200-300 krime lufte shtesë. Deri në këtë moment kemi afërsisht  15,000 raste vetëm për krime lufte. Ne filluam hetimin e disa raste që përfshijnë transferim të dhunshëm të fëmijëve e të rriturve në pjesë të ndryshme të Federatës Ruse. Pastaj, sigurisht, mund të flasim edhe për torturimin e njerëzve, vrasjen e civilëve”, tha prokurorja.

Donetsk është një nga rajonet ku luftimet janë intensifikuar gjatë javës së fundit, për shkak të rritjes së fushatës së Rusisë për të marrë lindjen e Ukrainës, pas përpjekjes së dështuar për të pushtuar Kievin, kryeqytetin.

Menjëherë më pas Donbas u bë pika qendrore e ambicieve ushtarake të presidentit rus Vladimir Putin.

Një fitore ruse në rajon thonë analistët, mund të shpëtonte qëllimet e luftës të Putinit, ndërsa një disfatë mund të çimentonte pushtimin e tij si një dështim historik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA