Tirana është kthyer në kryeqëndrën e aktiviteteve, ku cdo ditë ka organizime për të rinjtë e jo vetëm. Pas përfundimit të një eventi të madh sic ishte ai i finales së Conference League, kryeqyteti do të ofrojë sërish mundësi për tu argëtuar, edhe për turistët që vizitojnë për herë të parë.
“Turiste që do vijnë në qershor do kene ne pikat kryesore axhende me aktivitete, evende dhe koncerte. Ajo qe po ndodh tani nga data 25 maj deri ne 12 qershor tek instalacioni Reja po zhvilllohet The Cloud festival që cdo dite ka axhendë me evente dhe festivale kulturore.”– tha Iva Beharaj
Prej 25 prillit po zhvillohen aktivitete të ndryshme në kuadër të javëve ndërkombëtare të kulturës. Këtë të martë është rradha e Italisë.
“Me 31 starton java e Italise, do të ketë ëorkshope si behet pica, do degjojme Verdin, do ketë takime te rajoneve te ndryshme italine. Per ne shqiptaret qe e kemi shume te afert Italine besoj se mund ta gjejm veten tek te gjitha keto aktivitete. Gjate paradites temperaturat jane te larta, dhe njerezit jane ne pune ndaj nuk ka shumë organizime. Ne pjesen e pasdites kudo te sheshi Nene tereza, sheshi Skenderbej, amfiteatri por dhe rrugicat e bllokut do kete organizme te ndryshme”.– tha Iva Beharaj
Për 1qershorin, festën e fëmijëve në tiranë do ketë organizime të ndryshme për të festuar ditën e të vegjëlve.
“Shume shpejt vjen dhe 1 qershori, kemi programuar evente kryesisht te sheshi Nene Tereza dhe sheshi Italia, do ketë organizime nga teatri i kukullave, kudo do kete organizme per femijet dhe prinderit që ta shijojnë”.- tha Iva Beharaj
Top Channel