12 mijë civilë të bllokuar në Severodonetsk, Rusia do “lirojë” grurin?

31/05/2022 13:42

Trupat ushtarake ruse i janë afruar edhe më shumë qendrës së qytetit lindor ukrainas, Severodonjeck. Luftimet lagje për lagje kundër forcave ukrainase, e kanë shndërruar qytetin në gërmadha, thone mediat e huaja.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, theksoi se situata në rajonin lindor, Donbas, është “jashtëzakonisht e rëndë”, pasi Rusia ka angazhuar forcën më të madhe ushtarake atje.

“Situata në Donbas është shumë e rëndë. Ushtria ruse është duke tentuar të mbledhë forcat në zona të caktuara për të rritur presionin ndaj mbrojtësve tanë. Në Donbas është mbledhur e gjithë forca e ushtrisë ruse.”– tha Zelenksy

Leonid Pasechnik, lideri separatist i mbështetur nga Moska në rajonin ukrainas të Luhanskut, ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve, TASS se një e treta e Severodonjeckut “është nën kontrollin tonë”, por përparimi rus nuk ka qenë aq i shpejtë sa pritej. Raportohet ndërkohë se 12 mijë civilë kanë mbetur të bllokuar në këtë qytet, pa ushqimë, ujë apo ilace, duke risjelle ne kujtesë skenat e tmerrshme të Mariupolit. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov shkon në Turqi në 8 qershor për të diskutuar krijimin e korridoreve të sigurta për transportin e grurit ukrainas. Njoftimin e bëri shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu i cili pohoi se Lavrov udheton drejt Ankarase me një delegacion ushtarak, dhe se cështja e grurit është lart në axhendën e diskutimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA