Vaksinim kundër Lisë, nëse shfaqet lija e majmunit do vaksinohen kontaktet e afërta

30/05/2022 15:23

Alerti i i Organizatës Botërore të Shëndetësisë se lija e majmunit po shtohet dhe pritet të ketë rritje të mëtejshme, ka bërë që edhe në Shqipëri të merren masa ndonëse rrisku sipas ekspertëve është i vogël.

Këtë të hënë është mbledhur komiteti i imunzimit dhe kanë vendosur që në rast se do të diagnostikohet rasti i parë, do t’u injektohet vaksina e varioles kontakteve të aferta dhe peronelit mjekësor që do të trajtojë rastet e prekura.

“Risku esht i vogel por ne do te vaksniojme  rastin dhe bluzate bardha”- tha Silva Bino.

Vakdina e variolës siguorn mbrojtje deri në 85 % ndaj lisë së majmunit .Kjo vaksinë është aplikuar në popullate deri në vitet 80 por më pas OBSH e hoqi. Simpotmat e lisë së majmunit janë ethe temperaturë flluska të mbushura në lëkurë, por ndryshe nga lija e dhenëve  shfaqen në të nejtën faze në të gjithë trupin. Rastet e dyshuara duhen konfirmuar me ane të një analzie PCR e cila ende nuk behet ne Shqipëri.

“Po përgatitemi që ta konfirmojmë edhe në laborator në ISHP pasi deri më tani po bashkëpunojmë me laborator në Londër dhe Hollandë” – tha Manastirliu.

Sipas Organizatës botërore të shëndetise deri më tani janë 257 raste të konfirmuara ne 19 shtete jashtë Afrikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA