Tapë dhe të droguar në timon, dy shoferë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë

30/05/2022 14:21

Një shofer që u përfshi në aksident duke drejtuar mjetin tapë dhe në gjendje të droguar, si dhe një drejtues tjetër mjeti që tentoi të korruptonte policinë, për të shmangur gjobën u vunë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë 23 persona, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, për mitëdhënie dhe për shkelje të tjera.

Në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një mjet, drejtuesi i të cilit, pas testit të alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer, drejtuesi i mjetit u ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash.

Gjithashtu, gjatë javës që lamë pas, punonjësit e Policisë Rrugore, gjatë verifikimit të një aksidenti, kanë arrestuar drejtuesin e njërit prej mjeteve të përfshira në aksident, shtetasin G. M., 25 vjeç, pasi ka rezultuar se drejtonte mjetin, nën efektin e alkoolit dhe të lëndëve narkotike.

Janë pezulluar 79 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur 4.177 masa administrative, me një mesatare 596 masa në ditë, konkretisht për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike, për parakalime të gabuara, për përdorim të aparatit celular, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, për shpejtësi tej normave të lejuara, për shkelje të semaforit, për mosdhënie përparësie këmbësorëve, për xhama të zinj, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për qëndrime të gabuara etj.

Janë bllokuar 11 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA