Shkatërruesi amerikan pranë Durrësit! Anija “Jason Dunham” në operacionet e mbrojtjes kolektive

30/05/2022 15:31

100-vjetori i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po shënohet në forma nga më të ndryshmet. Një prej tyre është vizita që një grup gazetarësh shqiptarë kryen në destrojerin amerikan “Jason Dunham” të akoruar për 4 ditë në ujërat e detit Adriatik.

Komandant Michael Kiser tregon se cili është qëllimi I ardhjes së kësaj luftanije të ankoruar 3 milje larg Portit të Durrësit.

Sinkron Michael Kiser, Komandanti i anijes…..Qëllimi ynë është të tregojmë devotshmerinë për NATO-n dhe mbrojtjen kolektive. Ky mision nuk ka ndryshuar aspak, megjithë krizën në Ukrainë. Ne vazhdojmë të punojmë me aleatët në rajon për të demostruar përkushtimin tonë për Aleancën Veriatlantike. Të gjitha stërvitjet ku marrim pjesë kanë qenë të planifikuara kohë para pushtimit dhe agresionit rus në Ukrainë.

Anija e dedikuar për shkatërrim dhe mbrojtje ajrore lundron prej 11 vjetësh, është gati 160 metra e gjatë dhe kushton 2 miliardë dollarë.

Oficeri ekzekutiv Rob Keller na shoqëron nëpër anijen që ka ne bord ekuipazh me moshë mesatare 25 vjeç.

“Në qendër është një sistem raketor i projektuar për të lëshuar predha të komanduara. Në pjesën sipër janë  instaluar radarë spiunë 3D. Ndërsa këtu shikoni sistemin vertikal ta lëshimit, i aftë të qëllojë disa raketa njëkohësisht.”- tha Oficeri ekzekutiv Rob Keller

Destrojeri mban emrin e marinsit amerikan Jason Dunham që vdiq në Irak në moshën 23 vjeçare teksa u hodh me trup mbi një granatë armike për të shpëtuar shokët e tij. Ccdo lufteanije amerikane ka moton e saj, ajo e Jason Dunham është “Përherë besnikë, përherë të fortë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA