Tre persona janë arrestuar paraditen e sotme në Durrës, pasi përshtatën lokalin për përdorim droge.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e pronarit të lokalit Vladimir Kokomari 41-vjeç banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe Leonard Kokomani 21-vjeç dhe Besmir Isedisha 22 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit V. K., në Maminas, Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë të ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 3 aparate celulare, 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel