Ndërron jetë epidemiologu që ka drejtuar disa fushata vaksinimi që nga vitit 1972 në vend

30/05/2022 16:43

Epidemiologu Dr.Ibrahim Luloçi, i njohur ndryshe si Dr. Mimi ka ndërruar jetë, njofton Instituti i Shëndetit Publik.

Si epidemiolog me shumë eksperiencë, ai punoi për shumë vite pranë repartit të mikrobeve aerogene duke drejtuar disa fushata vaksinimi që nga Variola në vitin 1972 deri tek poliomieliti, fushatat masive të Fruthit dhe Rubeolës në vitet 2000-2001.

Dr. Luloçi ishte themeluesi i programit te zgjeruar të vaksinimit dhe së bashku me kolegët e tjerë krijuan depon e parë moderne frigoriferike në vend për ruajtjen e vaksinave.

U prehsh në paqe Dr. Mimi! Respekt dhe mirënjohje nga i gjithë stafi i ISHP-së, shkruhet në postimin e Institutit të Shëndetit Publik në rrjetin social “Facebook”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA