Çlirimi i Donetskut e Luhansut, është prioriteti ynë absolute konfirmoi ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, duke pohuar se objektivi i Moskës është të dëbojë forcat ukrainase nga këto rajone.
Në një intervistë për kanalin francez, Tfi, shefi i diplomacisë ruse tha se vend i tij nuk ka ndërmend të aneksojë rajonin. Bëhet fjalë vetëm për një operacion ushtarak të kërkuar nga Republikat e Donetsk e Lugansk, që Federata Ruse i njeh si vende të pavarura, u shpreh ai.
Lavrov hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se Vladimir Putini është i sëmurë. Ai është cdo ditë në publik, asnjë njeri me dy pare mend në kokë nuk do të shikonte shenja sëmundjeje, tha ministri i jashtëm, besnik i hershëm i shefti të Kremlinit.
Pak pas këtyre komenteve të Lavrovit, nga terreni mbërrin lajmi se forcat ruse po avancojnë drejt qendrës së qytetit Severodonetsk: “Rusët po i afrohet qendrës. Luftimet vazhdojnë, por situata është mjaft e vështirë”, ka shkruar në rrjetet sociale Sergei Gaidai, guvernator i rajonit të Luhanskut.
Forcat ruse kanë rritur presionin në qytezat Severodonjeck dhe Lisiçansk në lindje të Ukrainës, pasi kanë pretenduar të kenë marrë kontrollin e qytetin të afërt, Liman. Zyrtarët ukrainas, në anën tjetër, kanë thënë se mbrojtësit janë duke luftuar në kushte të rënda në këto zona strategjike. Volodymir Zelensky tha se rreth “90 për qind e ndërtesave janë të shkatërruar në Severodonjeck”, duke shtuar që “më shumë se dy të tretat e shtëpive janë të shkatërruara plotësisht”. “Marrja e Serverodonjeckut është gjë thelbësore për pushtuesit”, ka thënë ai për forcat ruse.
“Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të penguar avancimin e tyre”, shtoi ai. Zelensky më herët vizitoi qytetin e Harkivit. Disa orë pas vizitës së tij, në zonë janë dëgjuar disa shpërthime.
Top Channel