Kurti pret në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe: Mirënjohje për përkrahjen!
30/05/2022 20:32
Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë Nicholas Abbott, me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sundimit të rendit e ligjit.
Duke biseduar për çështje të sigurisë, u theksuan sfidat që vijnë nga agresioni rus në Ukrainë dhe lufta e zgjatur shkatërrimtare.
Kurti shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe përkrahjen që Britania e Madhe ia ka dhënë vendit dhe ritheksoi përkushtimin për thellim të mëtejmë të partneritetit dhe aleancës së ndërsjellë.
Top Channel