Kaosi në Paris, ministrja: E shkaktuan tifozët e Liverpulit me bileta të rreme!

30/05/2022 12:26

Ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera, deklaroi se tifozët e Liverpool-it pa bileta të vlefshme shkaktuan problemet me turmat në finalen e futbollit të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Paris.

Finalen e fitoi Real Madridi ndaj Liverpool-it me rezultat 1:0. Ministrja fajësoi “organizimet masive” të mbështetësve me “bileta të rreme” për kaosin në stadium. Por ajo pohoi se të rinjtë lokalë që kanë tentuar të hyjnë me forcë në stadium, kanë përkeqësuar situatën.

Tifozët e Liverpool-it kanë kritikuar përgjigjen e policisë në Francë, dhe Sekretarja britanike e Kulturës, Nadine Dorries, i ka përshkruar skenat si tejet “shqetësuese”. Policia franceze është kritikuar pse ka hedhur gaz lotsjellës dhe sprej piperi ndaj disa tifozëve të Liverpool-it, teksa kanë pritur për të hyrë në stadium.

Komentet e fundit erdhën pak pas takimit të sotëm mes Ministrisë për Sport në Francë, Federatës Evropiane të Futbollit, Asociacionit francez të Futbollit, zyrtarëve të stadiumit, dhe policisë, për të mësuar nga gabimet e këtij organizimi.

Ministrja franceze ka thënë se në takimin e së hënës do të identifikohen gabimet për t’i shmangur ato në të ardhmen. Më herët, rrjetet sociale u mbushën me komente nga tifozët që shkruanin se Parisi duhet të marrë shembull nga Tirana, për mënyrën se si organizoi finalen në 25 maj, ku nuk pati asnjë problematikë.

Mund ta bënit në Tiranë, ishte çdo gjë gati;, Franca kaos total, vitin tjetër bejini ne Tirane,. Në Tiranë ishte organizmi perfekt, turp”, ishin disa prej komenteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA