I akuzuar për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë/ GJKKO shtyn seancën për ish-gjyqtarin Fatos Lulon

30/05/2022 11:15

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit shtyu për në 19 korrik procesin ndaj ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

Shkak për dështimin e seancës ndaj ish anëtarit të Kushtetueses ishte mosparaqitja nga SPAK e ekspertizës së kërkuar nga Gjykata  së Posaçme mbi bilancin e të ardhurave dhe pasurisë së Lulos.

Deri më tani mbas hetimeve të SPAK është kthyer tre herë nga togat e zeza dosja në ngarkim të ish-magjistratin për veprime të ndryshme .

Pak javë më parë SPAK kaloi për gjykim, ish-anëtarin tjetër të Kushtetueses dhe ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese,  Bashkim Dedja me të njëjtat dyshime mbasi SPAK e ka vendosur nën akuzë për mos deklarim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA