Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas marrëveshjes së re për gazin rus ndërmjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe atij rus Vladimir Putin.
E para e vendit tonë ka thënë se vendimi i qëllimshëm i Vuçiç për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së.
“Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putin-it, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë. BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Vuçiç dje tha se kishte rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Ndryshe, Serbia, e cila synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian, kohët e fundit është nën presion nga vendet perëndimore për të lidhur politikën e saj të jashtme me bllokun dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Në vitin 2008 vendi ballkanik vuri sektorët e tij të gazit dhe naftës në duart e kompanive ruse. Gazprom Neft (SIBN.MM) dhe Gazprom së bashku mbajnë shumicën e aksioneve në kompaninë e vetme të naftës në vend, ndërsa Gazprom është aksionari i shumicës në objektin e vetëm të depozitimit të gazit në vend.
Top Channel