Shqipëria sot do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë me vranësira të dendura duke rrezikuar në pjesën më të madhe të vendit rrebeshe shiu shoqëruar me mini-stuhi të forta ere si edhe breshër në zona të izoluara.
Ndërsa, me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje paraqiten zonat jugore, jugperëndimore të Shqipërisë.
Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke ri-kthyer sërish motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë por, pas-mesdite pritet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke rrezikuar mini- stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu, herë pas here të shoqëruar me erë të fortë dhe shkarkesa elektrike.
Top Channel