Vetëplagoset me armë gjahu, në gjendje të rëndë 78 vjeçari në Pogradec
29/05/2022 15:05
Mesditën e sotme një 78 vjeçar me iniciale P. G. dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu në garazhin e banesës së tij në Pogradec.
Ai është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e gjahut, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Top Channel