Reshjet e dendura të shiut përmbytën disa rrugë në qytetin e Lezhës këtë të diel.
Për shkak të shiut të dendur, pati probleme me qarkullimin e mjeteve në disa rrugë të qytetit.
Shi dhe breshër ra këtë të diel në disa zona të vendit.
Edhe në Korçë moti i keq shkaktoi disa dëme. Në fshatin Pendavinj në Maliq breshëri dëmtoi të mbjellat, kryesisht vreshtarinë dhe drufrutorët ndërsa era e fortë rrezoi një pemë në aksin Korçë-Pogradec duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Disa fshatra mbetën pa energji elektrike si pasojë e defekteve nga era e fortë. Breshëri dhe reshjet e shiut pasuan disa ditë me nxehtësi të pazakontë për muajin e fundit të pranverës, majin ku temperaturat shkuan deri në 35 gradë Celcius.
Top Channel