Njësoj si në sektorë të tjerë, edhe në plazhet e vendit mungojë punonjësit.

Gjatë një vëzhgimi që Top Channel bëri përgjatë vijës bregdetare të bashkisë Vlorë, konstatoi se mungojnë rojet e plazhit në këtë prag sezoni

Përgjatë Lungomares qytetarët shprehen se nuk ka vrojtues plazhi, të domosdoshëm sipas tyre sidomos për fëmijët dhe moshat e treta.

Trajneria e vrojtuesve të plazhit Leneda Kamberaj shprehet se mungojnë të rinjtë që duan të bëjnë këtë punë.

Ndërkohë që ka shumë kërkesa nga pronarët e plazheve të cilët kërkojnë vëzhgues të domosdoshëm për të marre leje për të ushtruar aktivitet në plazh

Nga 170 plazhe që ndodhen në Bashkinë e Vlorës, këtë vit janë trajnuar vetëm 20 persona dhe këta janë pronarë plazhesh që nuk kanë gjetur punonjës.

Çdo vit në plazhet e vendit gjatë sezonit veror regjistrohen raste kur pushuesit humbin jetën në det, pikërisht se mungojnë rojet e plazhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA