Testimet me aparatin AquilaScan/ Shkon në 18 numri i drejtuesve nën efektin e drogës, në pranga 27-vjeçari

28/05/2022 12:46

Numri i drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogës ka shkuar në 18, kjo pas testimit me aparatin AquilaScan.

Një 27-vjeçar vënë në pranga ditën e sotme pasi drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.

Nisur nga sjelljet agresive të drejtuesve të mjeteve, Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar testet e drogës për drejtuesit e mjeteve që shfaqin sjellje agresive në rrugë dhe kundërshtojnë punonjësit e Policisë.

Si rezultat i kontrolleve intensive, ditën e sotme, shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë konstatuar shtetasin M. M., 27 vjeç, i cili drejtonte automjetin, në mënyrë të parregullt.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi M. M. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. Pas kryerjes së testit të drogës me AquilaScan, 27-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA