Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka ndërruar jetë në moshën 56- vjeçare.
Prej më shumë se një muaji ,ish-Presidenti u transferua nga spitali “Shefqet Ndroqi” në një spital në Gjermani për një trajtim më të specializuar, por sipas mjekëve atje ish-Presidenti ra në gjendje kome.
Mjekët i këshilluan familjarëve të merrnin një vendim për shkak të shpresave të humbura për t’u zgjuar.
Nishani u shtrua në ish Sanatoriumin e Tiranës në datën 20 prill për shkak të komplikacioneve të një pneumonie të mbivendosur mbi fibrozat post covid në mushkëri. Në 23 prill u zhvendos në Gjermani.
Nishani vuante nga një sëmundje autoimune në mushkëri dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi i Covid 19 i la në organizëm.
Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966, mandatin presidencial e mori më 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më korrik të vitit 2017.
Top Channel