Një ndihmë ushtarake, por edhe një mesazh politik: Administrata Biden po përgatitet të dërgojë në Ukrainë armët më të fundit: një sistem raketahedhës me rreze të gjatë veprimi, të cilin Kievi e kërkonte prej kohësh me insistim, por Washingtoni rezistonte nga frika se mos shkaktonte zemërimin e Kremlinit. Por duket tashmë është bindur, dhe javën që vjen po përgatitet një pakete e re ndihme amerikane që përfshin dhe
Mlrs të precizionit të lartë; sisteme të përbera nga 12 tuba që lëshojnë raketa 300 kilogramëshe, të cilat mund të godasin objektiva deri në 300 km largësi. Ukraina kërkon dhe sistemet Himars (High Mobility Artillery Rocket System), më të lehta e më të manovrueshme, që spostohen shpejt e konsiderohen shkatërrimtare kundër trupave dhe pajisjeve të armikut. Këto lëvizje janë tërbuar Moskën, e cila ka bllokuar hyrje-daljet nga Severodonjeck, një prej dy qyteteve kryesore të rezistencës në lindje të vendit që forcat ruse janë gati t`i rrethojnë. Ky njoftim vjen teksa Britania tha se Moska ka nevojë akute për një fitore në Donbas si justifikim politik për luftën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e përshkroi situatën aktuale në rajonin e Donbasit si “shumë të vështirë”.
Forcat ruse kanë përqendruar përpjekjet e tyre në Donbas, duke përdorur sulme të artilerisë dhe sulme me raketa, ndërsa forcat ukrainase po mbrojnë tokën tonë në mënyrë që të lejojnë që të ketë burime të mbrojtjes.
Trupat ruse kanë bërë një përparim të shpejt në rajonin e Luhanskut, duke u përqendruar në qytetet Severodonjeck dhe Lisiçansk.Sulmet e vazhdueshme me artileri kanë shkatërruar pothuajse plotësisht Severodonjeckut dhe kanë vrarë qindra civilë, thanë zyrtarët e këtij qyteti. Ndërkaq, Ministria britanike e Mbrojtjes tha më 28 maj se forcat ruse me gjasë kanë marrë shumicën e territorit të Limanit, një zonë në perëndim të Severodonjeckut dhe sipas inteligjencës britanike, ky duket të jetë operacioni fillestar i fazës së ardhshme të ofensivës ruse. Ukraina po ashtu ka thënë se rusët kanë marrë kontrollin e shumicës së Limanit dhe se forcat e saj po pengojnë përparimin e rusëve në jugperëndim.
Top Channel