Tragjedia në Teksas! Përse u ndërhy 50 minuta me vonesë? Policia: U dha urdhër i gabuar

27/05/2022 19:48

Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike të Teksasit, Steven McCraw gjatë daljes për mediat tha se ishte i gabuar vendimi për të pritur dhe mos ndërhyrë menjëherë në klasë, në momentin që autori i vrasjes së 19 nxënësve dhe dy mësueseve ishte brenda.

“Nuk ishte vendimi i duhur, ishte vendim i gabuar”,  tha Steven McCraw, sipas Sky News.

Deri në orën 12:03 kishte 19 oficerë në korridorin jashtë klasës, por nuk u bënë përpjekje për të thyer derën deri pothuajse 50 minuta më vonë.

I pyetur nga gazetarët se përse nuk ndërhynë kur fëmijët po telefononin 911 duke kërkuar ndihmë dhe duke treguar se ishin gjallë, ai tha se ky informacion nuk iu dha oficerëve në vendngjarje.

“Komandanti që po drejtonte aksionin besonte se nuk kishte fëmijë në rrezik”, tha ai.

McCraw tha tha se  shefi i policisë i distriktit të shkollës Uvalde bëri thirrje “të gabuar” që oficerët të mos hynin menjëherë në klasë.

“Ai ishte i bindur në atë kohë se nuk kishte më kërcënim për fëmijët… dhe kishte kohë të organizonte pajisjet e duhura për të hyrë brenda dhe dikush tashmë kishte goditur tre oficerë“, theksoi ai.

Por doli se kishte fëmijë në klasë që ishin në rrezik dhe të cilët po bënin thirrje në 911 duke u lutur për ndihmë.

E shtëna e fundit ishte në orën 12:41. Nuk dihet nëse kjo ishte te fëmijët, oficerët apo te dera.  1657 fishekë dhe 60 karikatorë u gjetën në shkollë, ndërsa gëzhoja bosh ishin 142.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA