Në ditën e 93 të luftës trupat ruse kanë bërë përparime të mëtejshme në rajonin lindor të Donetskut, duke rrethuar Sievierodonetsk dhe Lyschansk dhe kapjen e një zonë në qytetin e rëndësishëm të Bakhmut.

Zyrtarët ukrainas thonë se në ditët e fundit, rusët kanë kombinuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, sisteme raketash, artileri të rëndë dhe tanke në një bombardim të pamëshirshëm të qyteteve në rajonet e Luhansk dhe Donetsk ende nën kontrollin e Ukrainës.

Disa zyrtarë e përshkruajnë situatën si “shumë të vështirë” dhe pranojnë se njësitë ukrainase mund të duhet të tërhiqen në disa vende.

Ndërsa  presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën për kryerjen e një “gjenocidi” në rajonin lindor të Donbasit.

“Ata duan ti kthejnë në hi qytetet tona siç bënë me Mariupol. Në Donetsk dhe Luhansk, ata po mbledhin sa më shumë njerëz që të munden për të mbushur vendin e të vrarëve dhe të plagosurve në kontigjentin pushtues.E gjithë kjo, duke përfshirë dëbimin e popullit tonë dhe vrasjet masive të civilëve, është një politikë e dukshme gjenocidi e ndjekur nga Rusia”.

Nga ana tjetër, Perëndimi dhe SHBA i është përgjigjur thirrjeve të vazhdueshme të Ukrainës për më shumë armë.  Ato, i kanë ofruar Ukrainës armatime me rreze të gjatë, duke përfshirë raketat M777 nga Uashingtoni dhe raketat kundër anijeve Harpoon nga Danimarka.

Uashingtoni madje po konsideron t’i sigurojë Kievit një sistem raketash që mund të ketë një rreze prej qindra kilometrash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA