Rusia bllokoi portet e Ukrainës, 22 milionë tonë drithë mbeten stok

27/05/2022 16:58

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se gati gjysma e furnizimit të eksportit të grurit të Ukrainës është aktualisht e frenuar pasi Rusia vazhdon të bllokojë rrugët kryesore të eksportit të vendit përmes Detit të Zi dhe Detit Azov, duke e quajtur situatën një katastrofë të mundshme për sigurinë globale të ushqimit.

Gjatë një forumi online Zelensky tha: “22 milionë tonë drithë mbahen sot në kapanone. Ne nuk mund t’i furnizojmë ato në tregjet ndërkombëtare ku janë të nevojshme pikërisht në këtë moment kohor.”

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se vlerësimet e OKB-së se uria mund të prekë 50 milionë njerëz të tjerë këtë vit ishte një vlerësim “konservator”, duke nënkuptuar se numri i të prekurve do të jetë më i madh.

Uria nuk vjen vetëm, ajo shoqërohet gjithmonë me kaos politik që përkeqëson situatën, shkatërron jetët e njerëzve, duke krijuar kushte të pasigurta për njerëzit e zakonshëm,” tha ai.

 “Në korrik, kur shumë vende do të shterojnë stokun e të korrave të vitit të kaluar, do të bëhet e qartë se katastrofa po vjen vërtet.”- shtoi Zele

Presidenti ukrainas pranoi gjithashtu një ftesë për të marrë pjesë në Samitin e G20 në Indonezi në nëntor. Ai kërkoi gjithashtu të përfshinin “vetëm kombet mike”, duke nënkuptuar se Rusia duhet të përjashtohet nga samiti në Bali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA