Top Channel ka siguruar pamjet nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes për riatdhesimin e 13 shqiptarëve nga kampet e Sirisë, ku pala shqiptare e antiterrorit është dakordësuar me palën kurde.

Në këtë operacion të nisur para 10 ditësh, drejtori i antiterrorist Alban Dautaj së bashku me kolegun e tij Indrit Doda morën në dorëzim shqiptarët dhe në ditët e ardhshme pritet të vijnë në Shqipëri, ku i pranishëm ka qenë edhe Gert Brovina, oficer në drejtorinë e Antiterrorit shqiptar.

Top Channel ka kontaktuar me delegacionin shqiptar ku mësoi se të gjithë të riatdhesuarit gëzojnë shëndet të plotë dhe për arsye sigurie nuk mund të bëhet i ditur identiteti i tyre për momentin. Operacioni është ndërmarrë nga shërbimet amerikane në bashkëpunim me ato kurde.

Në gusht të një viti më parë në një operacion të ngjashëm nga Siria u riatdhesuan 14 fëmijë 6 prej të cilëve të lindur në Siri dhe 5 gra shqiptare.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel