Vrau kolegun me armë në Komisiariatin nr.3, Gjykata lë në burg efektivin e policisë
26/05/2022 11:28
Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e arrestit me burg për 25 vjecarin Ludian Zaimi, I cili vrau me armën e shërbimit, kolegun e tij brenda komisariarit nr. 3 në Tiranë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, kur 25 vjecari qëlloi me armë për vdekje kolegun e tij Çaush Saliasi , 55 vjec.
Ludian Zaimi dhe Çaush Saliasi kishin më shumë se një vit që punonin së bashku. Njohja e tyre ishte edhe më e hershme sepse ishin të 2 me origjinë nga Skrapari. Për konfliktin e nisur mes tyre asnjëri nuk kishte komunikuar as me eprorët në komisariat as në drejtorinë e policisë së Tiranës.
Top Channel