Ulet mesatarja për degët e mësuesisë në bachelor, mund të aplikojnë edhe studentët me mesatare 6.5

26/05/2022 13:01

Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi bëri me dije se qeveria ka miratuar një vendim për kriterin e mesatares për degët e mësuesisë në fakultete.

Kushi tha ta mund të hyjnë në fakultet me mesataren 6.5 për shkak se nuk ka studentë që regjistrohen për këto programe, por për të vijuar masterin për mësuesi duhet sërish në 7.5.

Ministrja Kushi: Të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë për mësuesi duhet të kenë minimumin e mesatares 7,5. Shqetësimet nga universitetet lidhen se jo të gjithë maturantët që regjistrohen duan të bëhen mësues. Në këto programe mund të hyjnë edhe maturantët që duan të vijojnë profesion tjetër. Jo të gjithë ata që vijojnë për gjuhë të huaj duan të bëhen mësues. Mund të ketë nga ata që duan të bëjnë përkthyer apo profesion tjetër. E njëjta gjë është edhe për ata që studiojnë për gjuhë letërsi. Ne i japim mundësinë edhe maturantëve që mbarojnë studimet me 6.5, por do të kenë një numër standard në numrin e matrikulimit. Është një ndryshim që e kemi dakordësuar dhe me vetë universitetet dhe presim që në vitin e ardhshëm, numri i regjistrimeve të jetë më i lartë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA