Birra të hedhura përtokë dhe shishë uji nëpër rrugë ishte gjithçka mbeti pas përfundimit të ndeshjes mes Romës dhe Feynoord-it. Pas një atmosfere feste që u pozicionua në tre fan zona në kryeqytet, tifozët u larguan por puna nisi për një tjetër grup.

Kryeqyteti i është kthyer normalitetit. Menjëherë pas përfundimit të finales së Conference League mbrëmjen e së mërkurës, punonjësit e sektorit të pastrimit në Bashkinë e Tiranës kanë nisur me mbledhjen e mbeturinave dhe sendeve të lëna pas nga tifozeritë e ekipeve finaliste.

“Kemi pas shumë punë këto ditë, kane qenë të ngarkuara. Kemi pastruar që mbrëmë në darket, gjatë gjithë natës, edhe sot në mëngjes. Jemi ndarë me turne. Më shumë ka pasur kanace birrash dhe shishe uji të hedhura përtokë”.

Pedonalja që u kthye në një Hollandë të vogël, tashmë është e qetë dhe e aksesueshme nga të gjithë qytetarët. Në sheshin “Skënderbej” ndodhet ende ekrani i madh ku qytetarët do të kenë mundësi që të ndjekin finalen e Champions League. Stadiumi i rrethuar një ditë më parë për arsye sigurie, pasi priti denjësisht tifozët në finalen e madhe, tashmë i është kthyer rutinës së përditshme.

Tirana ofroi dy ditë feste dhe tashmë është në normalit por sërish në pritje të turistëve të huaj që gjithnjë e më shumë po e zgjedhin për ta vizituar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA