Kjo e enjte pritet një ditë e nxehtë në vendin tonë.

Sipas Meteoalb pjesa e parë e ditës do të dominohet  me kthjellime në pothuajse gjithë territorin e Shqipërisë, ku kalime të pakta vranësirash do të ketë vetëm në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Ishujt Britanik dhe Jugu i kontinentit do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në brigjet e Egjeut dhe në gadishullin Iberik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA