Ndeshja e Conference League/ Policia bën bilancin: Të shoqëruar 50 italianë dhe 15 holandezë, dy dalin nesër para gjykatës
26/05/2022 12:19
Policia e shtetit e cila menaxhoi situatën para, gjatë dhe pas ndeshjes ka bërë bilancin.
Burime nga policia thanë për Top Channel se gjatë menaxhimit të këtij aktiviteti në janë shoqëruar në polici gjithsej 68 shtetas të huaj.
15 janë shtetas Holandez, nga të cilët 2 janë arrestuar dhe pritet te dalin nesër para gjykatës për mase sigurie. Ata akuzohen për plagosje.
Jana shoqëruar po ashtu, 50 shtetas Italian, nga ta cilët 2 janë proceduar në gjendje të lirë.
Dhe 3 qytetarë kroatë janë shoqëruar për konflikt me disa shtetas.
Top Channel