![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/105809203-1b80fc90-90c1-4fd0-9717-a69bd8f405fa_sd-800x450.jpg)
06/02 18:01
Irpin, qytet pranë Kievit është kthyer në gërmadhë pas sulmeve ruse.
Ndërtesat janë të shkatërruara, ndërsa dritaret duken si vrima të zeza. E vetmja gjë me ngjyrë në këtë qytet është flamuri verëblu i Ukrainës, i vendosur në njërën nga dritaret.
Banorët atje janë të tmerruar, ndërsa kanë mbetur vetëm një pjesë e vogël e tyre. Liudmyla Voronina thotë se ka frikë nga sulmet e reja dhe se çatia e saj do të bjerë mbi të.
Në ditën që kryeministrja finlandeze Sanna Marin vizitoi qytetin, një fotograf i Associated Press ka filmuar këto pamje të shkatërrimit.
Top Channel