Aktorët politikë të cilët i mohuan të drejtën e votës diasporës shqiptare në zgjedhjet e 25 Prillit, u ulën përballë njëri-tjetrit për të korrigjuar si fillim veten. Komisioneri, Ilirjan Celibashi tregoi rrugën nga ku duhet te nisë puna.

Pasiguria dhe mosbesimi që palët kanë kundrejt njëra-tjetrës për procesin zgjedhor brenda vendit, janë natyrshëm në një shkallë më të lartë në rastin e votimit nga jashtë. Në pikëpamjen time, votimi nga jashtë, veçanërisht në herën e parë të tij, ka si kusht konsensusin”, tha Celibashi.

 Socialistët hodhën hapin e parë  për konsensus  duke i kërkuar kolegëve  opozitar  që të zënë vendin e tyre  në komisonin e reformës,  që ka tre muaj që i  pret.

“Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje të gjithë palëve politike, që të marrin pjesë sa më shpejt në Komisionin e Reformës Zgjedhore, me qëllim që të fillojmë nga puna. Unë mendoj se kjo është një nga çështjet e para që duhet adresuar, pasi bëhet fjalë për gati 1/3 e elektoratit shqiptar”, tha Gjiknuri.

Në këtë pikë bie dakord edhe opozita,  e cila krahas propozimeve konkrete  ka pasiguritë e saj mbi  procesin.

 Diaspora do të duhet të jetë një zonë zgjedhore e posaçme. Sot kemi 12 zona zgjedhore, duhet të kemi një të 13. Standardi i garancisë së mbrojtjes së votës siç është për shqiptarët brenda vendit, identifikimi biometrik, do të duhet të jetë me diasporën dhe me emigrantët”, tha Alibeaj.

Çështja e parë që duhet të adresojmë bashkarisht, është regjistrimi i shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm jashtë Shqipërisë. Cila është infrastruktura që ne do të përdorim për këtë gjë? Nëpërmjet E-Albania? (A rrezikojmë të na dalin të dhënave personale siç dolën në rastin e patronazhistëve?”, u shpreh Monika.

Ka njerëz që janë larguar prej 30 vitesh, ka të tjerë  që janë larguar prej dy muajsh, çfarë do të thotë kjo nëse del nga lista e zgjedhësve të Shqipërisë dhe futesh në listën e diasporës dhe rikthehesh në vend pasi ke qenë me studime, duhet të bësh çdo muaj regjistrim dhe çregjistrim?”, tha Dule.

Më optimist  për realizimin e votës së diasporës ishin  përfaqësuesit e BE, OSBE dhe SHBA-së,  të cilët ofruan mbështetjen e tyre.

“Siç thuhej në raportin e OSBE- ODIHR, zgjedhjet e 25 prillit të 2021 ishin të mira, por nuk ishin perfekte. Të gjithë e dimë këtë. Ne nxisim fuqimisht punën serioze dy partiake  për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet më të larta”, tha Yuri Kim.

.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA