
Sërfisti gjerman Sebastian Steudtner ka vendosur një rekord botëror Guinness për dallgën më të madhe ku ka bërë sërf.
Rekordi u arrit nga 37-vjeçari më 29 tetor 2020 në plazhin Praia do Norte në Nazaré, Portugali.
“Ishte një ditë shumë e veçantë për ne, sepse atë ditë, e vërtetuar shkencërisht nga NASA, patëm dallgët më të mëdha ndonjëherë këtu në Nazare. Për mua është rezultat i viteve të kaluara në vizionin tim për performancën dhe mënyrën se si dua të bëj sërf”.
Dallga ishte 26.2 metra, duke i hequr rekordin e mëparshëm brazilianit Rodrigo Koxa, i cili bëri sërf mbi një valë 24.4 metra më 8 nëntor 2017.
Është hera e pestë që plazhi i Nazare dallohet si skena e dallgëve më të mëdha në botë.
Plazhi Praia do Norte ka karakteristika optimale për sërf për shkak të fenomenit gjeologjik të njohur si “Kanioni i Nazare”, një thyerje 170 km e gjatë dhe 5 km e thellë në shtratin e detit që e shtyn valën nga Oqeani Atlantik drejt bregut.
Top Channel