Top Channel u rreshtua në mbrojtjen tuaj kur u sulmuat nga qeveria në 2007-2008, por atëherë ishte e qartë, goditja vinte nga kryeministri. Kësaj radhe jeni të qartë se nga ju erdhi goditja?
“Për këtë duhet të pyesni kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Nuk i kam dhënë arsye askujt për goditje individuale as institucionale. Unë nuk godas askënd por mundohem të shfrytëzoj kohën për të realizuar projektet dhe detyrat e mia. Nëse doni të dini realitetin duhet të pyesni kryetarin e Bashkisë. Duhet të mos ekzistojë si mendojnë politikanët në një vend me demokraci të brishtë do ndodhë si do ndodhi,politika kërkon të kontrollojë gjithçka, jo vetëm bëhet xheloz por acarohet kur një institucion mendon të jetë i pa ndikuar nga politika. Por ka raste që ambientohet, pastaj acarohet dhe kjo është për të pas një pushtet. Buxhetet tona janë modeste në krahasim me bashkinë e Tiranës.
Nuk dua të harxhoj kohë për luftëra pa sens e pa kuptim. Duhet të harxhoj kohë për të mirën publike. Ky është botëkuptimi dhe mentaliteti im i hershëm. Çdo njeri duhet të kapërcejë interesat e veta e të harrojë luftën për ta kontrolluar. Duhet bashkëpunim për të mirën publike. Të abuzosh është një gjë e keqe”, tha Duka.
Top Channel