Shqetësimet me tretjen prekin shumë njerëz në mënyrë periodike.

Një frut i rëndësishëm që mund të konsumoni nëse vuani nga shqetësime të aparatit tretës është dardha.

Dardha është një nga frutat me përmbajtjen më të lartë të fibrave.

Vetëm një dardhë përmban gjashtë gram fibra, ku një sasi e konsiderueshme janë fibra të patretshme.

Fibrat e patretshme veprojnë si një laksativ, duke lehtësuar lëvizjen e ushqimit nëpër aparatin tretës.

Kjo fibër është e bollshme veçanërisht tek lëkurat e dardhave.

Të gjitha llojet e dardhave kanë sasi të larta fibrash dhe mund të përshtaten edhe në shumë receta.

Megjithatë, duhet të dini se dardhat që janë më të forta janë më të mirat për pjekje, ndërsa dardhat e buta mund të jenë më mirë kur përdoren në supë.

AgroWeb.org iu njeh me disa mënyra kreative se si mund t’i shijoni dardhat:

Si T’i Shijoni Dardhat

Tost: Shtoni dardha të freskëta të prera hollë sipër një buke të thekur, të lyer me krem ​​djathi dhe spërkateni me fistëkë, për ta nisur ditën mbarë. Buka këshillohet të jetë me drithëra integrale, pasi ajo iu furnizon me fibra të patretshme të cilat ndihmojnë në lehtësimin e kapsllëkut.

Sallatë: Herën tjetër që do të blini një sallatë jeshile me gjethe të errët, përdorni copa dardhe të prera në kubikë për të shtuar ëmbëlsi natyrale dhe një sasi frutash në vaktin tuaj.

Tërshërë: Në vend të boronicave, si një nga frutat e preferuara që shtohet në një tas me tërshërë, ju mund të shtoni dardha të freskëta për të siguruar një shije të ndryshme dhe plot vlera ushqyese për organizmin.

Ëmbëlsirë: Pritini dardhat në copa për së gjati dhe zhytini në çokollatë të zezë të shkrirë. Kështu do të siguroni një vakt të ëmbël dhe me vlera.

Lëng: Nëse dëshironi, ju mund t’i kombinoni ose jo, me fruta të tjera për të bërë një lëng frutash të freskët./AgroWeb.org

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA