Një zyrtar i lartë ukraians Kyrylo Budanov, ka raportuar ditën e sotme se presidenti rus Vladimir Putin i ka shpëtuar një atentati së fundmi.
Në një intervistë me një media ukrainase ‘Pravda’, Kyrylo Budanov, kreu i drejtorisë kryesore të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, tha se përpjekja për vrasje u bë pas pushtimit të Kremlinit në shkurt.
Ai vazhdoi duke thënë se lideri rus u sulmua nga përfaqësues të rajonit të Kaukazit, i cili ndodhet midis Detit të Zi dhe Detit Kaspik. Megjithatë nuk ka asnjë provë deri me tani të këtij atentati.
Zoti Budanov i tha gazetës ukrainase: “Kishte një përpjekje për të vrarë Putinin. Ai madje u sulmua, thuhet, nga përfaqësues të Kaukazit, jo shumë kohë më parë. Ky është një informacion jo publik, ka qenë një përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por ka ndodhur realisht, ka qenë rreth dy muaj më parë. E përsëris, kjo tentativë ka qenë e pasuksesshme. Nuk ka pasur asnjë publicitet për këtë ngjarje, por ka ndodhur”.
Top Channel