Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se 87 persona kanë vdekur në një sulm ajror rus në qytetin Desna të martën e kaluar, duke e bërë atë numrin më të madh të vdekjeve ushtarake në një sulm të vetëm që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.
Ditën që ndodhi, një zëdhënës ushtarak rus tha se raketa me precizion të lartë dhe me rreze të gjatë kishin goditur rezervat e Ukrainës në një qendër trajnimi pranë Desna-s dhe në një vend tjetër.
Qyteti është në verilindje të Kievit, në rajonin e Chernihiv, dhe aty pranë ka një ka bazë stërvitore.
Presidenti ukrainas nuk tha nëse viktimat ishin ushtarakë apo civilë.
“Sot përfunduam punën në Desna, Në Desna nën rrënoja kishte 87 viktima, 87 kufoma” tha Zelenskyy.
Ky numër nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Në prill, të paktën 52 njerëz u vranë në një stacion hekurudhor në qytetin ukrainas të Kramatorsk.
Top Channel