15/11 10:06
Ushtari rus i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte në Ukrainë, 21-vjeçari rus Vadim Shishimarin, do të apelojë vendimin e dhënë ndaj tij.
Avokati i tij Viktor Ovsyannikov e bëri të ditur ankesën e tij ku tha se do të kërkojë anulim të vendimit të Gjykatës.
“Ky është dënimi më i rëndë dhe çdo person do ta kundërshtonte atë. Unë do të kërkoj anulimin e vendimit të gjykatës ” tha Viktor Ovsyannikov.
Vadim Shishimarin pranoi se kishte qëlluar për vdekje një burrë 62-vjeçar në fshatin verilindor Chupakhivka më 28 shkurt. Avokati i tij thotë se ai po zbatonte urdhrat e drejtpërdrejta.
Top Channel