Në debatin për projektin e ri për Parkun e Butrintit, deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se ka prishur ndërtesa ikonë të vendit si Teatri Kombëtar apo stadiumi “Qemal Stafa”.
“Mund të flasësh për teatrin, po ka dy vite që ka mbetur gropë”, kujton Tabaku.
I ashpër ka qenë kryeministri Edi Rama në replikën e tij në kuvend, që e cilëoi teatrin e shembur dy vite më parë si një paçavure që duhet të ishte prishur shumë më herët pasi “mbante peng skenën kombëtare”.
Më vjen keq që nuk e prisha dot më herët. Paçavure! Mori peng 20 vite skenën kombëtare. Asnjë trupë e huaj nuk pranonte të vinte të luante.
Ndonëse ndërtimi i teatrit të r nuk ka nisur, Rama nuk hezitoi të ftojë opozitën të vijë të shohë veprën “Makbeth: kur të vihet në skenën e teatrit të ri.
“Jeni të mirë se ardhur kur të luhet ‘Makbeth’ në teatrin ri kombëtar. Shumë nga ne mund të shkojnë në ndeshje, por kjo nuk e heq faktin që është shkelur ligji, është prishur një ndërtesë që është identitet për qytetin. Do të ketë evente, shfaqje, trupa ndërkombëtare teatrosh”.
Çdo gjë që mbroni ju duhet shkatërruar, iu drejtua Rama demokratëve, pasi siç tha “nuk kam parë të keni mbrojtur ndonjë gjë që duhet”.
Top Channel