Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët jashtë Kuvendit sesi ndihet që nuk e kanë uruar ndërkombëtarët për fitoren e djeshme ndaj Ibsen Elezit për kreun e PD-së.
Duke buzëqeshur, dhe duke u larguar, Berisha i pyeti ata se ku e dinë që ndërkombëtarët nuk e kanë uruar.
Pyetje: Si ndiheni që nuk ju ka uruar asnjë ndërkombëtar për fitoren?
Berisha: Ku e di ti që nuk më kanë uruar
Pasi doli nga seanca plenare, Berisha i vijoji edhe jashtë sulmet ndaj ministres Spiropali, duke e akuzuar se bashkëshorti i saj i ka dhënë tender të vëllait të saj.
“Tender i jepet kunatit, pra kemi të bëjmë me një group ku njerëzit që kane humbur çdo moral dhe ndjeshmëri për qytetarët shqiptarë që i vjedhin dhe i braktisin. Po flet nga një portal tha ajo, po ai portal ka publikuar të gjitha dokumentet që Enki, vllai i Elisës është pasuruar nga burr i Elisës. Atëherë çfarë faji ka portali. Këta i ka kap frika dhe tmerri nga vjedhjet e tyre. A ju kujtohet Edi Rama që tha kanë qenë të mandati të parë ato”, tha Berisha jashtë Kuvendit.
Top Channel