Kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik ndaj opozitës këtë seancë plenare, ndërsa po diskutohet projekti i Butrintit i cili do të investohet nga fondi shqiptaro-amerikan.
Rama: Ajo kulla e famshme që s’latë gjë pa i thënë bëhet hotel marjoti, pjesa tjetër bëhet hotel. e kështu me radhë ndërkohë që kërkesa në këtë tiranë për vetëm për shtretër me 5 yje është 1400 shtretër dhe në total është 14 mijë, por ju dilni edhe bërtisni për hotelet që rrisin çmimet për kupën, se do mbroni konsumatorin holandez e italian për rritjen e çmimeve në vend, shikoni aeroportin, se nuk thatë gjë pa thënë , shikoni aeroportin se si po rriten flukset dhe mos i qani hallin as Butrintit as teatrit, as stadiumit, as të Durrësit, se kemi edhe Durrësin.
Rama-Xhaferrajt: Bëhu gati me aleancën me amfiteatrin, do të vijmë atje ta gllabërojmë, ta heqim nga duart e ilegalëve që e kanë mbajtur nën peshën e tyre dhe do të bëjmë një vepër atje.
Top Channel