Rama-opozitës: I latë demokratët rrugëve s’dinë kujt t’i shkojnë mbrapa

23/05/2022 19:01

Kryeministri Edi Rama ishte shumë kritik ndaj opozitës këtë seancë plenare, ndërsa po diskutohet projekti i Butrintit i cili do të investohet nga fondi shqiptaro-amerikan.

Rama: Dallimi mes të shëmtuarës dhe të bukurës është një dallim themelor, shumë i rëndësishëm, aty ndahen shumë gjëra po të shikosh me çfarë ndodhi deri dje e çfarë ndodh sot. Jo çdo gjë që është bërë hyn në kategorinë e së bukurës, jo se sot nuk ndërtohen gjëra të shëmtuara, por ama kur flisni për gjëra konkrete siç është Butrinti merrni në konsideratë, që ishit ju që kthyet pronat private nëpër zonat e mbrojtura.

Pse se votoni Butrinit, aaa e keni me investitorët, e keni me Michael Granof që i dhatë nënshtetësi, që e bëtë kumbar të vajzës, ju se keni me asnjërin por vetëm me vetëm dhe kapeni pas çdo gjëje dhe i bini asaj kënge që i keni rënë gjithë jetën, shembeni PD si teatrin, lërini edhe një aleancë teatrit, i latë demokratët rrugëve s’dinë kujt t’i shkojnë mbrapa, minimi i demokracisë së ShBA është një gjë shumë e gabuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA