Pritja e tifozëve të finales, Bashkia do të organizojë transportin nga aeroporti

23/05/2022 15:04

Kryeqyteti vijon me përgatitjet për pritjen e tifozëve që do të vijnë për finalen e Conference League mes Romës dhe Feynordin më 25 maj. Më shumë se 50 mije tifozë pritet të mbërrijnë për të ndjekur ndeshjen. Për to ka një linjë të të dedikuar që do të bëjë transportin nga aeroporti i Rinasit për në qytet.

“Priten që 60 avion të posaçëm të vijnë vetëm për ndeshjen. Kemi rënë dakord me UEFË-n dhe jemi ne bashkëpunim te ngushte me ta për një linjë të posaçme që do beje gjate gjithë ditës lëvizje nga aeroporti ne Tiranë e te sjellë në qytet tifozët, ne baze të axhendave te fluturimeve. Nëse do ketë nevoje do ketë dhe autobusë të tjerë që do jenë gati. Do nisi nesër linja e autobusëve, do ketë një numër autobusësh qe do shkojnë do vijnë gjate gjithë ditës.”-tha nënkryebashkiaku Arbjan Mazniku.

Hyrja për në Tiranë do të jetë e vështirë ditën e finales. Për të shmangur ngarkesat, 25 maji është vendosur si ditë pa makina, insitucionet publike e kanë pushim ndërsa një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara.

“Një pjesë e rrugëve do fillojnë bllokimin që nesër, ndërkohe që gjate ditës së ndeshjes pjesa me e madhe e akseve kryesore te qytetit do te jenë të bllokuara, vetëm për mjetet e skudrave ndërkombëtare dhe për mjetet e transporitt publik që do lëvizin, pra transporti publik do funksionoje normalisht, ndersa per mjetet private dhe mjetet e tjera nuk do lejohet lëvizja. Pra vetëm qytetaret qe kane arsye që lidhen me ndeshjen ose arsye shëndetësore te vijnë ne Tirane. Hyrja ne qytet do jete shume  e veshtire ate dite ne mos e pamundur.”- shtoi Mazniku.

Tifozeritë e skuadrave që janë pjesë e finales janë ndarë në dy fan zona, Roma të amfitetatri i liqenit ndërsa Feynordi tek pedonalja. Fan zona e tretë tek sheshi Skënderbej është dedikuar për qyterët e Tiranës për të ndjekur ndeshjen në ekran të madh.

“Policia bashkiake bashkëpunim me  policinë e shtetit, me plan te përbashkët masash. Te gjithë forcat e policisë bashkiake atë dite do jene ne pune, gjate gjithë kohës. Polici shtetit ka ne plan te angazhoje rreth 2700 forca, jo vetëm nga Tirana por do vijnë forca nga e gjithë Shqipëria.”- tha Mazniku.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA