25/11 12:40
Para se të bëhej pjesë e seancës së sotme në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para gazetarëve për çështjen e menaxhimit të parkut të Butrintit, për të cilin tha se Rama po e trajton si një plaçkë të tijën dhe premtoi se do të përdorë zërin e tij për të kundërshtuar këtë projekt.
Berisha: E garantoj Ramën se nuk do të mundet të sillet me Butrintin si të ishte plaçkë e baballarëve të tij, ajo është një vlerë e çmuar e shqiptarëve. Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkurt kanë parashtruar programin e një kati korruptiv të pashembullt.
Unë e ndjek me vëmëndje dhe do të përdor të gjithë zërin tim kundër këtij projekti që është më korruptivi në Europë.
Top Channel