Pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha për Elisa Spiropalin dhe favoreve që kjo e fundit i kishte bërë familjarëve të saj sipas Berishës, fjalën në Kuvend e mori Balla, i cili komentoi aktet korruptive të Berishës ku tha se ai është i fundit që mund të ngrejë gishtin për aktet korruptive të dikuj tjetër.
Balla e akuzoi Berishën që po përdor një televizion që e zotëron për të pastruar paratë dhe i tha atij të falenderonte Bashën, që sipas Ballës ka firmosur për ti dhënë një tokë Berishës që nuk i takon.
Balla: Sot është një ditë e shënuar e trishtueshme gjithashtu, përgjigjia më e mirë ndaj Sali Berishës është injorimi. Sot është 23 maji, 30 vite nga vrasja e Xhovani Falkonës, sot pas 30 viteve Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për të. As Sali Berisha e askush tjetër nuk di të dërdëlliste sot shqiptarëve për çështje korrupsioni. I fundit që mund të ngrejë gishtin e të sulmojë kolegët për korrupsion është Berisha sepse nuk ka në politikën shqiptare një të dytë që të jetë shpallur non grata për korrupsion në nivel të lartë. Prandaj kur Berisha të ngrejë akuza për korrupsion duhet injoruar. Teksa diskutojmë raportin për mediat, mendoj se është dështim i të gjithë insitucioneve shtetërorë nga tatimet te SPAK që si ka mundësi që e dinë që Berisha është pronar De facto i një televizioni dhe nuk shqetëson njëri. Pse nuk hetohet se me çfarë financohet ky televizion. Tatimet meqënëse doli skandali i pagave, e patë se çfarë pagash kishte në atë televizion? Ky vjen e ngre dhe gishtin e thotë vëllai jot e motra jote e na bën moral të gjithëve. Të shkojnë institucionet shtetërorë e ti kontrollojnë, për të mos thënë pastaj biznesin e boronicave që është skema më e veç e pastrimit të parave, ku je SPAK? Skena më e paimagjinueshme e pastrimit të parave është kompleksi Partizani që financohet nga televizioni për të cilin po flas. Ngritën një shoqëri, i bënë kontrata suksesi, Sali duhet t’ia njohësh një meritë Lulit se të ka dhënë firmën për një leje ndërtimi për një pronë që s’të takonte. Ta hetojë SPAK-u mos ta mbajë dosjen aty.
Top Channel